Një 42 vjeçar është plagosur me armë zjarri orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure në Bulqizë.

 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:40 në ambjentet e një lokali. Shkak i plagosjes është bërë një konflikt i çastit.

 

Shtetasi I plagosur është V.A., 41 vjeç banues në Bulqizë.

 

Nga veprimet hetimore të kryera nga ekspert të Policisë ka rezultuar se autori i kësaj ngjarje është shtetasi I.D, 31 vjeç, banues në Bulqizë, person me precedent  kriminal, i cili pas plagosjes është larguar nga vendngjarja sëbashku me shtetasin D.S. 24 vjeç.

 

Policia e Bulqizës në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimit në DVP Dibër, po krehin zonën për kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *