Në Bulqizë ende nuk ka nisur procesi për zgjedhjen e kryetarit të ri të degës së Partisë Demokratike.

 

Shkak është bërë “fryerja” e listës së votuesve. Mësohet se këtë të dielë janë në listë më shumë anëtarë seç ishin më parë.

 

Kandidati Shaqir Manjani pretendon se janë shtuar në listë afro 500 anëtarë më shumë. Nga 1700 anëtarë, lista ishte me 2300 anëtarë. Manjani thotë se janë dy lista dhe se nuk është dakord për nisjen e procesit të votimit.

Ndërkohë dy kandidatët e tjerë, Defrim Fiku dhe Fatos Hoxha janë dakord që të nisë procesi i votimit. Hoxha tha se është e njëjta listë si ajo e dhjetorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *