E martë, 24 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Bulqizë/ 200 banorë në rrezik, çahet nga të katërta anët pallati

40 familje që banojnë në një pallat në lagjen e re të Bulqizës rrezikojnë jetën për shkak të çarjes së rrezikshme të godinës së përbashkët të tyre.

 

Pallati në fjalë është i çarë në të katër anët, duke vënë në rrezik qëndrimin e tij në këmbë. Banorët dyshojnë që shkak për këtë dëmtim të pallatit është bërë lëvizja e tokës.

 

Reklamë

Ata kanë kërkuar ndihmën e pushtetit vendor për të ndërhyrë, por deri tani nuk është bërë asgjë.

 

Prefekti, Nexhbedin Shehu tha se banorët e kanë vënë në dijeni edhe institucionin që ai drejton. Nisur nga kjo Shehu ka kontaktuar me Kryetarin e Bashkisë Bulqizë, Melaim Damzi i cili është shprehur se kërkesën e banorëve për të ndërhyrë në këtë pallat, ja ka dërguar Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile.

 

Banorët jetojnë me frikën se ndërtesa e përbashkët mund të shembet e t’i zërë të gjithë brenda.

 

4 foto

Vazhdo të lexosh

Reklamë