Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Bullgaria se asgjë nuk mund të ndajë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nga çelja e negociatave.

 

Ai e shfrytëzoi vizitën në Bullgari për të bërë thirrje që bisedimet me Shkupin të intensifikohen deri në arritjen e një marrëveshjeje, me qëllim që të zgjidhet kjo çështje që mban peng negociatat për Maqedoninë e Veriut.

 

“Shqipëria e Maqedonia po presin vendimin e Këshillit Europian për çeljen formalisht të negociatave. Siç janë gjërat, besoj fort se mes dy vendeve ka mundësi të mjaftueshme për të intensifikuar dialogun për të zgjidhur bashkë mosmarrëveshjet. E pavarësisht sa të vështira mund të jenë këto çështje, kur ka dëshirë, ka zgjidhje. Me vullnet të mirë mund të tejkalohet. Asgjë s’na ndan nga Konferenca e Parë Ndërqeveritare. Do të respektojmë siç thashë në këtë moment të dy miqtë e vendet mike që duhet ta zgjidhin këtë. Sigurisht besojmë fort, besoj që mbi të gjitha duhet zgjidhur mes dy vendeve, mes dy popujve e dy udhëheqësve. Të tjerët mund të ndihmojnë, por nuk besoj vërtet që të tjerët mund të bëjnë apo zëvendësojnë atë çka dy palët supozojnë të bëjnë. Shpresoj të ndodhë shpejt.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *