Subscribe

Këtë të diel, në Bullgari po mbahen zgjedhjet parlamentare. Ato janë të dytat brenda tre muajve, pasi procesi në prill rezultoi në një Parlament të fragmentarizuar që dështoi në krijimin e një qeverie të re.

 

Në total janë 23 parti dhe koalicione, të cilat garojnë për 240 vendet e Parlamentit bullgar. Por sondazhet paraprake tregojnë një diferencë të ngushtë midis partisë GERB të ish-kryeministrit Boyko Borisov dhe partisë “Ka një popull të tillë”, të udhëhequr nga moderatori i emisioneve televizive, Slavi Trifonov.

 

Borisov ka dominuar politikën në Bullgari, që në vitin 2009 duke drejtuar vendin për 12 vjet. Por, akuzat për korrupsion dhe standardet e ulëta të jetesës kanë ulur mbështetjen e qytetarëve ndaj 62-vjeçarit dhe partisë së tij.

 

Bullgaria është vendi më i varfër i Bashkimit Evropian dhe perceptohet si një nga më të korruptuarit.

 

Sofja ndërkohë ka bllokuar integrimin evropian për Maqedonine e Veriut për shkak të mosmarrëveshjeve për gjuhën, kombësinë maqedonase dhe personalitetet historike. Por, sipas ekspertëve, pavarësisht se kush i fiton zgjedhjet, politika bullgare nuk pritet të ndryshojë qëndrimin e e saj në raport me konfliktin me Shkupin zyrtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *