Subscribe

Punimet per segmentin e dyte te Bulevardit te ri janë drejt përfundimit. Gjate inspektimit te bulevardit kryetari i bashkisë Erion Veliaj, njoftoi se se shpejti ai do te jete funksion si per mjetet ashtu dhe këmbësoret. Kryebashkiaku u shpreh se ky projekt do ti japë Tiranës nje zone te re zhvillimi, me hapësira te gjelbra,objekte banimi e biznesi.

 

Ne bulevard do te ketë vende te përcaktuara per te gjithë, per këmbësoret, pistën e vrapit, korsine e biçikletave dhe sigurisht per rrugën e makinave. Ky segment do te ketë bimësi te larmishme, peme te larta dhe shkurre te llojeve te ndryshme. Skaji fundor i bulevardit te ri do te  mbyllet me nje shesh te ngjashëm me atë “Nene Tereza”.

 

Lagjja e re qe pritet te marre zhvillim ne zonën e Bulevardit te ri, do te jete pjesa me moderne e Tiranës. Me ngritjen e objekteve te banimit, rezidencave dhe institucioneve te ndryshme, popullsia parashikohet te jete 100 mije banore.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *