E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Bularati”, Rama: Më pëlqen kur akuzohem nga dy palë qirie Kadrinj

Kryeministri Edi Rama i është kundërpërgjigjur opozitës greke dhe asaj shqiptare për ngjarjen e Bularatit.

 

Në një postim në “Twitter”, Rama theksoi se s’ka më mirë se sa i sulmuar nga dy palë qirie Kadrinj që s’i duhen dreqit.

 

Reklamë

Sipas Ramës politika greke e akuzon se i ka hedhur benzinë zjarrit në lidhje me ngjarjen e Bularatit ndërsa Kadrinjtë tanë politikë e mediatikë se paska pranuar në heshtje përdhosjen e vendit.

 

“Sipas kokave të përndezura të politikës greke e kazanëve të atjeshëm, dje i paskam hedhur benzinë zjarrit, ndërsa sipas Kadrinjve tanë politikë e mediatikë paskam pranuar në heshtje përdhosjen e vendit! S’ka më mirë se sa i sulmuar nga dy palë qirie Kadrinj që s’i duhen dreqit.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë