Kroçera e parë për këtë vit “Bukuroshja e Adriatikut” ka mbërritur në bregdetin e Durrësit. Ajo solli 134 turistë, shumica e të cilëve francezë.

 

Turistët do të vizitojnë sitet arkeologjike të Durrësit, Krujës e Tiranës. Anija ka gjatësi 111 m dhe lundron me flamur belg. Por ky nuk do të jetë lundrimi i saj i vetëm drejt Durrësit për këtë vit, pasi gjatë këtij sezoni do të vizitojë portin më të madh të vendit edhe 5 herë të tjera.

 

Sipas të dhënave zyrtare nga dispeçeria Qendrore e Autoritetit Portual, përgjatë periudhës prill-tetor 23 kroçiera kanë konfirmuar ndalesë turistike në Durrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *