Zëvendës kryeministri i Maqedonisë së veriut, Bujar Osmani ka deklaruar se surprizat përtej pritshmërive për të dyja vendet në votimin në Bundestag do të ishin një eksperiment i rrezikshëm për të gjithë rajonin. Në një intervistë për “Dojce Welle” nga Berlini, Bujar Osmani gjithashtu u shpreh se kushtet e vendosura për Shqipërinë nuk duhet të shihen si një pengesë.

 

Zëvendës kryeministri i Maqedonisë së veriut e konsideron vendimin e këshillit europian në tetor si një kthesë historike për vendin dhe një proces që do të përshpejtojë përmbushjen e reformave.

 

Osmani gjithashtu ka theksuar se Franca dhe Holanda janë ende skeptike në qëndrimin e tyre, jo vetëm për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut por për të gjithë rajonin në tërësi.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *