Xhanluixhi Bufon është zgjedhur portieri me i mire i historisë se Uefa Champions League. Kështu kane vendosur miliona tifozë te cilët votuan ne faqen e twitter te UEFA-s lidhur me gardianin me te mire ne histori te kompeticionit me te bukur te klubeve ne Europe. Portieri i njohur Italian ka mundur ne sondazhin final Oliver Kahn, duke marre 59% te votave ndërsa kishte prapa ne votime edhe emra te tille te portës si Nojer, Kasijas, Jens Lehman apo Jerxhi Dudek. Duhet theksuar se formula e votimit per ketë çmim ka qene tejet interesante. Ne faqen e profilit te Uefa Champions League ne twitter nisi nje lloj shorteu me eliminim mes portierëve me te mire te historisë se këtij evenimenti. Ne çerekfinale, votuesit preferuan Bufon përballe legjendës se real Madrid, Iker Kasijas. Ish portierit gjerman Lehman dhe atij polak qe shkëlqeu me Liverpul Dudek. Ne gjysmëfinale viktima e radhës e gardianit italian ishte Manuel Nojer qe aktualisht konsiderohet si me i miri ne bote. Ne finale Bufon pati përballe ne votim nje tjetër portier gjerman. Oliver Kahn qe ka bere histori ne Uefa Champions League me Bajernin e Mynihut. Edhe ne ketë rast me 59 % te votave fitoi Xhixhi Bufon ne mungese te topit te arte mund te ngushëllohet me nje çmim qe vjen direkt nga tifozët, per nje nga portierët me te mire te historisë se futbollit botëror i cili edhe pse aktualisht është 39 vjeç vazhdon te tregoje nje forme mbreselenese kombëtaren e Italisë dhe me Juventusin, klub me te cilin është gati te nise aventurën e radhës ne Champions League me shpresën se tani ne fund karriere do te ngrejë ketë trofe te madh si kapiten.