E diel, 11 Tetor 2026 Zilia deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

BSH zyrtarizon ndërhyrjen në treg/ Do blejë deri në 300 milionë euro gjatë këtij viti

Pas paralajmërimit të guvernatorit Genti Sejko për ndërhyrjen ne tregun valuator, Banka e Shqipërisë ka zyrtarizuar operacionet për shumën që do të tërheqë për pjesën e mbetur të vitit.

 

Reklamë

Kalendari i publikuar tregon që në total banka qendrore do të blejë nga tregu deri në 300 milionë euro nga 220 që ishte parashikuar më parë.

 

Reklamë

Ky vendim që kryhet në funksion të rritjes së rezervës valutore ka si qëllim stabilizimin e kursit të këmbimit, pasi ka shënuar luhatje të ndjeshme gjatë muajit korrik.

 

Deri më tani banka ka blerë 170 milionë euro, ndërsa monedha europiane ka shënuar një zhvlerësim të konsiderueshëm.

 

Vetë Banka e Shqipërisë është e mendimit se zhvlerësimi gjatë këtyre ditëve nuk përputhet me zhvillimet ekonomike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë