E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:35 Në vijim ora 00:35: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Bruna Mersini në garë për Bashkinë e Vlorës, Briseida Çakërri merr mandatin, betohet si deputete

Briseida Çakërri është deputetja më e re e Kuvendit të Shqipërisë. Gjatë seancës plenare të sotme, ajo u betua me dorën mbi Kushtetutë, duke zyrtarizuar hyrjen e saj në parlament.

Çakërri zë vendin e lënë vakant nga Bruna Mersini, e cila është shpallur zyrtarisht kandidate për Bashkinë e Vlorës në zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen më 9 nëntor.

Mandati i kaloi Çakërrit një ditë më parë, gjatë mbledhjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si pasuesja në listën e kandidatëve të zgjedhjeve të 11 majit me më shumë vota./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë