Komisioni Evropian paralajmëroi se nuk do të ngurronte të niste procedurat për shkelje të rregullave kundër vendeve që refuzojnë të presin refugjatë të ardhur nga Italia dhe Greqia, duke bërë thirrje edhe për të ashpërsuar masat kombëtare kundër migrantëve të paligjshëm.

 

Në lidhje me këtë klauzolë të dytë, ekzekutivi evropian bëri thirrje për të përshpejtuar dëbimet me nënshkrimin e shpejtë të marrëveshjeve të riatdhesimit me Nigerinë dhe Tunizinë dhe arrestimin e personave ndaj së cilëve është shpallur vendimi i kthimit, nëse ekziston rreziku për t’u arratisur.

“Është detyra jonë për t’i dëshmuar qartësisht migrantëve, partnerëve tanë në vendet e treta dhe qytetarëve tanë se nëse njerëzit kanë nevojë për ndihmë, ne duhet t’i ndihmojmë”, vuri theksin zëvendëspresidenti i parë i Komisioni Evropian, Frans Timmermans.

 

Rreth 13 500 azilkërkues deri më tani janë transferuar nga Greqia dhe Italia (ku rreth 9 600 nga Greqia), ndërsa vende të tjera evropiane u angazhuan në shtator 2015 për të rishpërndarë deri në 160 000 në dy vjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *