Partia Laburiste shënoi një fitore bindëse në zgjedhjet parlamentare të një ditë më parë në Britani të Madhe, duke i dhënë fund qeverisjes 14-vjeçare të Partisë Konservatore.

Udhëheqësi i laburistëve Keir Starmer u tha mbështetësve të tij se ndryshimi i premtuar gjatë fushatës do të nisë menjëherë.

Lexo edhe :

Related Posts

“Ju bëtë fushatë, luftuat, votuat dhe fitorja erdhi. Ndryshimi fillon tani. Ndryshimet e mëdha në katër vitet e fundit brenda partisë u bënë pikërisht për këtë. Një parti laburiste e ndryshuar, gati për t’i shërbyer vendit tonë”, deklaroi Starmer.

Kryeministri Rishi Sunak pranoi humbjen dhe uroi kundërshtarin për rezultatin.

“Partia Laburiste i ka fituar këto zgjedhje të përgjithshme dhe unë e telefonova Keir Starmer për t’i uruar fitoren. Sot pushteti po ndryshon krah në mënyrë të rregullt dhe paqësore me vullnetin e të gjitha palëve. Britanikët dha një verdikt shumë të qartë sonte. Ka shumë për mësuar e reflektuar dhe unë marr të gjithë përgjegjësinë për humbjen”, tha Sunak.

Menjëherë pas shpalljes së rezultati Sunak do të lirojë zyrën e tij në Downing Street dhe do të mbërrijë në Buckingham Palace për t’i dorëzuar dorëheqjen mbretit Charles.

Konservatorët kanë shënuar humbjen më të thellë ndonjëherë në historinë e partisë. Të gjithë kryeministrat e kësaj partie në pushtet që nga viti 2010, përfshirë David Cameron, Theresa May, Boris Johnson dhe Lizz Truss, nuk kanë arritur të sigurojnë as vendet e tyre në parlament.

Pas zgjedhjeve të një ditë më parë, parlamenti i Londrës do të pësojë ndryshime shumë të mëdha ndër vite, përfshirë numrin më të lartë të përfaqësueseve femra dhe numrin më të madh të kandidatëve të pavarur./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *