Subscribe

Britania e Madhe do të ndalojë shitjen e cigareve me avull, të njohura si Vape.

Gjithashtu do të merren masa për të parandaluar shitjen e Vape te të miturit.

Lexo edhe :

Related Posts

Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Londra me emisionin “7pa5”, avokati Sergio Lika tha ekranin e Vizion Plus se masat pritet të hyjnë përfundimisht në fuqi për 6 muaj.

Sergio Lika: Në Britani ka një rritje të numrit të personave që përdorin cigaret elektronike, kjo rrije ka ardhur pas Covidit. Vetëm 2% e të rinjve përdornin cigare elektronike para 2 viteve. Shteti britanik ka marrë masa për të ndaluar këto cigare njëpërdorimshme. Flasim për Vape që janë me rimbushje dhe Vape që përdoren për njëfarë kohe dhe duhet të blesh një tjetër. Masat do hyjnë në fuqi pas 6 mujash plotësisht dhe do jetë ilegale shitje e këtyre Vape.

Momentalisht, ka një ligj në fuqi, bëri me dije avokati, që dënon me gjobë deri në 2500 paund personat që shesin vape ose cigare te të miturit.

Sergio Lika: Vape në Britani është një mjet për persona që duan të largojnë duhanin nga jeta. Po të bazohemi në ligje është ilegale që fëmijët të blejnë cigare. Si mundet që një 11-vjeçar të blejë një Vape? Momentalisht ka një ligj në fuqi, 2500 paund gjobë për personat që shesin ciagre ose Vape për personat nën 18 vjeç. Shteti do fillojë të shtrëngojë këto masa tani.

Avokati tha se nisma është mirëpritur nga rreth 70% e prindërve.

Sergio Lika: Ka pasur një ndikim te prindërit, të cilët kanë qenë pro. 70% e prindërve kanë qenë pro këtyre  shtrëngimeve. Do jetë e dëmshme për kompanitë që prodhojnë Vape. Ende nuk dihet se cili është efekti i Vape. Duhen minimuni 20 ose 30 vite që të kemi një konkluzion të qartë se çfarë pasoja afatgjata mund të shkaktojë një Vape. Ndërsa pasojat e cigares i dimë tani.

Ndryshe nga Shqipëria, në Britani, nuk lejohet asnjë mjet tymyes në ambiente të mbyllura. Në të kundërt, bizneset dhe individët përballen me gjoba deri në 2500 paund.

Sergio Lika: Në Angli ka filluar atraksioni i cigareve elektoronike në 2-3 vitet e fundit. Në Britani në vend të mbyllur nuk lejohet asnjë lloj mjeti tymues. Një gjë që mund të bëjë tym dhe është kundër shëndetit të njeriut nuk lejohet. Ka masa shumë të rrepta dhe gjoba për biznesin që tejkalojnë 1000-2000 paund. Gjoba është edhe për biznesin edhe për individin. Individi nuk e ka aq gjobën por biznesi e ka deri në 2500 paund. Për 6 muaj ligji i cili ndalon Vape do hyjë në funskion të plotë./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *