E hënë, 16 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Britania ndaloi vaksinimin e fëmijëve/ Epidemiologu Alimehmeti: Lajm madhor!

Epidemiologu Ilir Alimehmeti e ka vlerësuar si lajm madhor vendimin e Britanisë së Madhe për të refuzuar vaksinimin e fëmijëve 12-15 vjeç.

 

Përmes një postimi në rrjete sociale, Alimehmeti shkruan se ky vërteton atë që epidemiologët kanë thënë prej kohësh se “vaksinimi i fëmijëve është i paarsyeshëm”.

 

Reklamë

“LAJM MADHOR! Britania e Madhe refuzon miratimin e vaksinimit te femijeve 12-15 vjeç! Kemi muaj qe e themi: VAKSINIMI I FEMIJEVE TE SHENDETSHEM ESHTE I PAARSYESHEM! Faleminderit stoicizmit Britanik!”

 

Qeveria e Britanisë së Madhe refuzoi këtë të premte të miratojë vendimin për vaksinimin e fëmijëve të grupmoshave 12-15 vjeç. Vaksinimi i adoleshentëve të shëndetshëm shkaktoi dhe demonstrata, ku protestuesit u përplasën me policinë, duke lënë të plagosur edhe 4 efektivë.

https://www.facebook.com/Dr.Ilir.Alimehmeti/photos/a.128486019343638/204385361753703/?type=3

Vazhdo të lexosh

Reklamë