Zbardhen detaje nga atentati në Rrilë të Lezhës ku mbeti i plagosur 54-vjeçari Agron Puka. Ky i fundit po udhëtonte me një makinë tip “Audi”, ndërsa dyshohet se ishin 4 persona që i kishin zënë pritë.
Tre prej tyre kanë zbritur nga “Audi” dhe kanë qëlluar me breshëri në drejtim të Pukës. 54-vjeçari mësohet se sapo kishte lënë fëmijët e tij në shkollë.
Lexo edhe :
Related Posts
Ngjarja ka krijuar frikë dhe panik edhe të nxënësit dhe mësuesit e shkollës 9-vjeçare “Marash Gjoni” në Rrilë, pasi nga të shtënat janë rrezikuar edhe nxënësit.
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimin, kanë shkuar menjëherë ne vendngjarje, është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli.
Njëkohësisht, në ndihmë të Policisë vendore, janë nisur Forcat Kombëtare të Sigurisë të Njësisë Shkodër.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit./vizionplus.tv







