Subscribe

Një atentat ndodhi orët e vona të mbrëmjes së 12 janarit në Tiranë, ku I plagosur mbeti 35-vjeçari Zamir Kalemi.

Ky i fundit po lëvizte me makinën e tij tip “Smart”, kur autorët e qëlluan me breshëri plumbash, një prej të cilëve e plagosi në këmbë.

Lexo edhe :

Related Posts

Më datë 12.01.2024, rreth orës 22:55, tek rrethi i Selitës, është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi Z. K., rreth 35 vjeç, i cili është transportuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e DVP Tiranë, po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të dyshuar”, njoftoi policia për ngjarjen.

Të dyja makinat kanë qenë në lëvizje dhe autorët kanë qëlluar shumë herë me kallashnikov në drejtim të Smartit me të cilin lëvizte shënjestra. Në vendngjarje janë gjetur gëzhoja kallashnikovi.

Ndërkohë pas ngjarjes është gjetur një makinë në Bërzhitë, e cila dyshohet se ju përkiste autorëve.

I plagosuri është dërguar menjëherë në spital dhe u raportua se është jashtë rrezikut për jetën.

Shënjestra e atentatit është vëllai i biznesmenit Adriatik Kalemi alias Andrea Kalemi, të cili brenda pak muajsh ju bë dy herë atentat në Greqi, por në të dyja rastet mori plagë të rënda dhe arriti të mbijetojë.

Vrasja e Aleksandër Sadikajt

Aleksandër Sadikaj u vra në një atentat me tritol në vitin 2022. Në qershor të 2022 Sadikaj ka qenë duke lëvizur me makinën  e tij pranë një qendre tregtare në Tiranë, ku është hedhur në erë me tritol të telekomanduar.

Vetëm dy ditë para se të ekzekutohej në 11 qershor 2022 në Tiranë, shumë pranë rreth rrotullimit të bjë qendre tregtare, Alekandër Sadikaj, ka qënë në qytetin e Sarandës.

I riu rezulton të ketë fjetur pikërisht në hotelin ”Blues Sky”, që është në pronësi të Edmond Papës dhe vëllait të këtij të fundit Kristo Qirici.

Dyshohet se vrasja e tij lidhej me dsa borxhe që ai i kishte Edmond Papës.

Vrasja e Edmond Papës

Në 16 dhjetor të vitit 2022 u ekzekutua me armë zjarri pranë banesës së tij në Selitë Edmon Papa. Ai u dërgua menjëherë për ndihmë mjekësore në spital nëatë kohë por për shkak të plagëve të shumta të marra nuk arriti të mbijetojë.

Për vrasjen e Papës u arrestua shoku i Andrea Kalemit, Albano Velo dhe u shpall në kërkim shoku tjetër Andrea Bode.

Atentatet ndaj Andrea Kalemit

Biznesmeit 51-vjeçar Andrea Kalemi i është bërë dy herë atentat në Greqi. Herën e parë ai u qëllua me breshëri automatiku ndërsa ndodhej me pushime me familjen në ishullin Pax në Greqi.

Ndërsa herën e dytë në 14 dhjetor të vitit 2023, ndërsa ndodhej në burgun e Kordhialosit, ku u sulmua me mjet prerës nga një shtetas egjiptian.

Pas neutralizimit në telefonin e egjiptianit u gjet fotoja e Kalemit. Mediat greke në atë periudhë shruanin se për eleminimin e KAlemit ishte dhënë urdhëri nga një tjetër burg i Greqisë. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *