E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Breshëri dëmton rëndë kulturat bujqësore në Maliq

Bresheri i të dielës pasdite që përfshiu zonen e Maliqit, ka dëmtuar rëndë të gjitha kulturat bujqesore në fshatin Sovjan.

Dhjetra hektare, tokë të mbjella me grurë, vreshtari, dhe dru frutore janë dëmtuar në mënyre të parikuperueshme.

Kanë mjaftuar vetëm 20 minuta breshër për të shkaktuar dëme kolosale në këtë fshat, në të cilit shkalla e dëmit shkon deri në 60%, ndër to 35 hektare me grurë, 8 hektarë me molle dhe 1 hektar me vreshtari e sera.

Kane qënë grupet e verifikimit për evidentimin e dëmeve ata që nxorën këtë bilanc paraditen e sotme në zonën e Maliqit.

Reklamë

Për fermerët situata është e papërballueshme e duke mos përfituar prodhim per këtë vit ata apelojne për ndihmë nga shteti.

Zona e Korçes njihet për prodhimtari të larte të kulturave bujqësore, por moti i paqëndrueshëm duket se këtë vit ka rrezikuar seriozisht prodhimtarine e fermerëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë