Subscribe

Society Limonta hap dyqanin e saj ne Galeria ETC.

 

Markave cilësore që kanë zgjedhur të operojnë në Shqipëri, i shtohet edhe një brand i njohur italian, në fushën e tekstileve për shtëpi si Society Limonta.

 

Me një eksperiencë shumë vjeçare, pjesë e Grupit të mirënjohur Limonta, marka sjell për të gjithë klientët që kanë një shije të rafinuar dhe duan të dallojnë në veshjen e shtëpisë me ngjyrat, klasin dhe materialet më të mira.

 

Ajo ofron çdo sezon një gamë të gjerë të tekstileve për shtëpinë, që fillojnë me setet e çarçafëve e mbulesave të krevateve, tek ato te tavolinave me printe dhe materiale të veçanta si mëndafshi, e të punuara me dorë e deri veshjet për tualete apo produktet e qeramikës.

 

Por pse grupi “Limonta” vendosi të hapë dyqanin në Tiranë?

 

DAVIDE MAZZARINI

DREJTOR I BRENDIT “SOCIETY LIMONTA”

 

Jemi të lumtur që jemi në Tiranë, pasi është një qytet që po rritet shumë, ka kultura të ndryshme dhe me shije të rrafinuar. Ne mendojme se brendi yne I shkon më së miri pritshmerive të klienteve. Jemi gjithashtu krenar që jemi pjesë e kësaj qëndre tregtare.

 

Por çfarë e bën të veçantë brendin luksoz “Society Limonta”, në krahasim me konkurrentët? Filozofia e tij është që produktet nuk shiten në set-komplet, por mund të kombinohen sipas shijeve të klientit, një karakteristikë e firmës.

 

Për shumë arkitektë, që merren me arredimin e shtëpive, brendi italian është një firmë luksoze që kënaq shijet e çdo klienti që është në kërkim të së veçantës.

 

Society Limonta vendosi të hapë dyert në galerinë ETC, qendrën e vetme të stilit galeri në vend. Ky është dyqani i dytë në botë, që hapet brenda një qendre tregtare, pas atij në New York..

 

Me zhvillimin që po merr Shqipëria, me investimet në shtëpitë luksoze brenda qytetit, ato bregdet dhe hotelet e resortet, që kërkojnë të arredohen me tekstile më të veçanta e cilësi superiore, Society Limonta lider ndërkombëtar tashmë është më pranë klientëve shqiptarë.

 

Ceremonia festive e hapjes së dyqanit ekskluziv të Society Lemonta, në Galeria ETC, mblodhi shumë personazhe nga biznesi, arkitektura, moda, vendas e të huaj.

 

Galeria ETC, e hapur që në vitin 2006, ishte dhe vijon të mbetet e vetmja qendër tregtare e stilit Galeri, e cila argëton profilin e blerësit, që kërkon të jetë kurdo e kudo në qendër të vëmendjes dhe që i ofron atij marka cilësore e ekskluzive në treg.

 

E pozicionuar në Qendër të Tiranës, dhe në zonë lehtësisht e aksesueshme nga çdo pikë e qytetit, është destinacioni i preferuar i më shumë se 1.5 milion vizitorëve në vit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *