Gjatë rubrikës “Sy m Sy” këtë të enjte, fokusi i kryeministrit Rama njësoj si herët e tjera ishte te rëndësia që ka integrimi i vendit në BE. Por ai u ndal gjithashtu edhe tek investimet që nëpër qytete. Një qytetar e pyeti se pse qeveria i ka braktisur fshatrat e Shqipërisë.
Rama tha se në Lezhë po vijohet me investimet dhe projektet dhe bregdeti do të bëhet si bregdeti i Spanjës.
Rama: Për Lezhën po vijohet me investimet e projektet, kemi filluar edhe me Milot-Balldrenin, kemi përfunduar kontratat. Edhe nën hyqmin e kryetarit të bashkisë Pjerin Ndreu, po bëhet bregdeti i Lezhës, do të jetë si bregdeti i Spanjës, siç e ka thënë edhe Ndreu atje. Kaq mund të them për Lezhën.
U ndal edhe te problematika e furnizimit me ujë në Sarandë ku tha se po vijojnë investimet.
Ndërsa një qytetari që i vuri në dukje braktisjen e fshatrave nga të rinjtë, Rama iu përgjigj: Filloje nga Europa, ku do ti? Në Spanjë, Itali, Gjermani, ku do? Shko dhe numëro pleq dhe të rinj! Se e bëtë fenomenin që është i kudondodhur, na e bëni vetëm tonin. Hajde me mua të shkojmë e të shohim, në Roskovec, Sarandë, Xarrë, Mursi, fushat e Korçës, zonat ku ka prodhim, e të shohësh ti a janë pleq ata që punojnë apo të rinj. Hajde të shkojmë në Malësi të Madhe, ose në Tropojë ku merren me mbledhjen e paketimin e gështenjave.
Rama tha se edhe në Fieri po bëhehen investime, kryesisht për infrasktrukturën rrugore.
“Për Fierin do bëhet më e mira. Kemi filluar infrastrukturën për ta nxjerrë në det, që ta marrin vesh të gjithë, se fierakët e dinë, që edhe Fieri ka det”, tha ai.
Dhe në fund e mbylli me nivelin e pagave.
“Paga mesatare në sektorin publik është 1030 euro dhe do ngrihet më shumë. Tani po ju lë se punë të tjera më parein e ju presin”, tha Rama./vizionplus.tv





