Pas tre tentativave te dështuara ne Los Angeles, Seul dhe Londer, kombëtarja e Brazilit ne futboll morri medaljen e arte ne Olimpiadën e Rios. Por ne finale, e ashtuquajtura Selecao ju deshën penalltitë, per te mposhtur kombëtaren gjermane me rezultatin 5-4. Pancerat e nisen mire kur qe ne minutën e 11 goditen traversën me branat. Por ne minutën e 27 Neymar ne nje goditje fantastike dënimi kaloi ne avantazh skuadrën e tij me portierin kundërshtar, i cili e kishte te pamundur te largonte topin. Me pjesën e pare ne disavantazh skuadra e 23-vjeçareve gjermane u hodh ne sulm për barazimin. Dhe pas dy shtyllave me Suele dhe Sven Bender e gjeten ate ne minutën e 59 me Meyer. Gjithësi, pas shënimit te golit, gjermanet i lanë terren vendasve te cilët patën dy raste te pastra me Felipe Anderson dhe Gabriel Jesus. Te dy skuadrat ju drejtua 30 minutave te shteses pa arritur te gjenin rrugën e rrjetës. Nga pika e bardhe per gjermanet dështoi Petersen ndërsa penalltinë e fundit për te zotet e shtëpisë e realizoi kapiteni Neymar. Jo vetëm nje triumf, por edhe nje hakmarrje nga ana e Brazilit per ate shkatërrim ne kupën e botes pikërisht nga gjermania. Ndërkohe medaljen e bronzte e fitoi Nigeria, e cila mundi 3-2 skuadrën e Hondurrasit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *