Suella Braverman ka reaguar me tone të ashpra ndaj kryeministrit Rishi Sunak, një ditë pas shkarkimit nga posti i sekretares së Brendshme.

 

Braverman ka deklaruar se përgjigja e Sunak ndaj kërcënimit në rritje të radikalizimit në vend kishte qenë e dobët.

 

Ish-sekretarja e Brendshme tha se për një vit, ajo i kishte dërguar letra të shumta kryeministrit për temat kryesore, por u pritën me mospërfillje dhe mungesë interesi, duke shtuar se Sunak ka tradhtuar premtimin e kombit.

 

 “Ju keni dështuar në mënyrë të qartë dhe të përsëritur në përmbushjen e secilës prej këtyre politikave kryesore. Ose stili juaj i veçantë i qeverisjes do të thotë se nuk jeni në gjendje ta bëni këtë. Ose, siç duhet të përfundoj me siguri tani, ju kurrë nuk keni pasur ndonjë qëllim të mbani premtimet tuaja. Refuzimi juaj i kësaj rruge nuk ishte thjesht një tradhti e marrëveshjes sonë, por një tradhti e premtimit tuaj ndaj kombit se do të bënit “çfarëdo që të duhej” për të ndalur varkat”, shkroi Braverman.

 

Ajo tha gjithashtu se Sunak kishte dështuar të përmbajë incidentet antisemitiste në Mbretërinë e Bashkuar pas një sulmi brutal nga Hamasi ndaj Izraelit.

 

Braverman tha se ajo i kishte kërkuar Sunak të konsideronte legjislacionin për të ndaluar marshimet e urrejtjes dhe për të ndihmuar në frenimin e “valës në rritje të racizmit, frikësimit dhe glorifikimit terrorist që kërcënon kohezionin e komunitetit”.

 

Kujtojmë se Sunak shkarkoi Bravermanin pasi ajo akuzoi policinë e qytetit se ishte e njëanshme gjatë trajtimit të tubimeve pro-palestineze në Londër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *