San Pietro Resort është kthyer në destinacionin e vetëm në Shqipëri ku mund të banosh dhe të pushosh në të njejtën kohë.

Buzë detit apo pishinës, në gjelbërimin e pishave apo kopshteve individuale, në vilë , rezidencë, hotel apo apartament, në San Pietro Resort ka gjithçka për këdo që dashuron turizmin elitar.

 

Teksa gjithçka është gati që nga zona rezidenciale e deri tek hoteli me 5 yje Melia, në një intervistë ekskluzive për emisionin “Vizioni i Pasdites” drejtori i përgjithshëm i Melia Hotels international zbuloi detajet e projektit gjigand.

“Një nga arsyet e rëndësishme që ne jemi në Shqipëri, ishte edhe kontakti që krijuam me Concord Investment ku na u prezantua një projekt shumë interesant, një nga projektet më të mëdha në Ballkan dhe ky është San Pietro Resort, që nënkupton rezidenca dhe një hotel me 5 yje. Fokusi ynë është të rrisim këtë hotel si një hotel luksoz me 5 yje me standartet europiane dhe kjo është eksperienca që ne duam të sjellim në ketë vend ku pozicioni i hotelit është në vijën e parë, me vijën bregdetare përballë, i rrethuar gjithashtu me gati 900 vila ku ne do të ofrojmë edhe shërbimin e qeradhënieve për dhomat e hotelit apo edhe për vilat. Kështu që ky është projekti më i rëndësishëm dhe më i madh që ne kemi për momentin në Shqipëri”, u shpreh Pedro Vazquez.

 

Duke u ndalur tek projektet inovative, siç është ai i “Branded Residences”, Z.Vazquez u shpreh se Premium by Melia është fjala e fundit e pushimeve luksoze që nga shërbimet e dedikuara e deri tek arkitektura unike.

“Në momentin që nisëm bashkëpunimin me grupin Concord Investment, vendosëm që pjesë e projektit të ishin edhe disa vila në dispozicion të vizitorëve.Ne e kemi quajtur Premium Zone by Melia, sepse është një vend special përballë detit, pranë hotelit dhe do të ofrojmë të gjitha shërbimet që do të japim edhe në hotel. Keshtu vizitorët do të marrin të gjitha shërbimet e hotelit, restoranteve , spa, pra çdo shërbim që ne ofrojmë në hotel.”, shpjegoi Drejtori i Përgjithshëm i Melia Hotels International.

 

Ermira Brozi, drejtore e departamentit të marketingut dhe shitjes në Concord Investment zbuloi disa nga detajet që përbëjnë diferencën në zonën premium si dhe shpjegoi mënyrën sesi do të menaxhohet kjo zonë ekskluzive jo vetëm për banorët apo pushuesit por edhe për investitorët.

“Concord Investment është gjithmoë një hap përpara duke sjellë koncepte të reja në investime për të krijuar një stil dhe cilësi në stilin e jetës. Për hetë të parë në Shqipëri sjellim “Branded Residences”në San Pietro. Këto rezidenca kanë për qëllim investime të sigurta dhe kthimin e investimit nëpërmjet paketave të qëradhënies për një periudhë afatshkurtër. Në gjithë botën “Branded Resicences” ndodhen të inkorporuara brenda paketavë të hotelerisë, menaxhohen nga vetë hoteleria duke ofruar shërbime, fasilitete dhe totalisht all inclusive”, u shpreh Ermira Brozi për emisionin “Vizioni i Pasdites”

Për t’jua bërë më të thjeshtë plotësimin e nevojave për të jetuar apo investuar ne resortin San Pietro, Concord Investment sjell një sërë fasilitetesh ku njëri prej tyre është edhe finacimi deri në 80% të vlerës së investimit sipas një pakete të lehtësuar për financimin nëpërmjet kredisë hipotekore pjesë e akordeve me bankat e nivelit të dytë në Shqipëri duke ofruar kreditim të gjithë klientëve shqiptarë ose edhe ata të huaj, të punësuar brenda ose jashtë Shqipërisë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.