Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me dokumentarin e Rai 3. Ai u bëri thirrje shqiptarëve ta braktisin opozitën dhe t’i japin goditjen e fundit me votë në zgjedhjet e ardhshme.

“Tek e fundit të paktën, ana italiane e këtij bashkëprodhimi të neveritshëm e pohoi se nuk janë ata që mendojnë se Shqipëria është narkoshtet, por janë të tjerë. Ata thjesht mblodhën dhe gatuan për një çorbë, prodhime bio shqiptare.

Unë nuk kam asgjë me gazetarin italian, erdhi më mori në intervistë, shërbeu dhe iku.

Nuk iu shmanga ballafaqimit, por e postova në këtë faqe të pacensuruar. Unë e kam me të gjithë shqiptarët e zakonshëm, mos i falni më, braktisini përgjithnjë. Shumica që i ka braktisur prej kohësh duhet të bëhet gati për t’i shkatërruar me votë. Pakica mos të vejë më pas tyre sepse ata nuk i duhen as dreqit, jo më Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Ky vend ka kry punë me ta. Ka kru punë me atë shpirt të keq. Shqipërinë nuk e ndal me asgjë”, tha Rama. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *