Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Hoxha, i cili është pjesë e grupit të Alibeajt, nuk ka marrë pjesë në asnjë nga protestat që ka zhvilluar Sali Berisha.

 

Në një intervistë për Vizion Plus me Aleksandër Furxhi, Hoxha tha se demokratët duhet të jenë të bashkuar mes njëri-tjetrit, njësoj si në parlamentaret e 25 prillit 2021 dhe të punojnë më fortë se atëhere për të pasur një rezultat më pozitiv.

 

Ai tha se ka qenë kundër ndarjes se PD dhe daljes me dy kandidatë në vendoret e 14 majit.

 

“Dje isha në seancë parlamentare. Nuk ka qenë as në protestën e ditës së shtunë. Ne në rradhë të parë duhet të protestojmë brenda vetes. Ne duhet të jemi bashkë si në zgjedhjet e 25 prillit dhe të bëjmë më shumë se atëhere.

 

Ne kemi bërë propozimin direkt . Që në fillimin e kësaj përplasje ne nuk e kemi kërkuar ndarjen dhe daljen me dy kandidatë.

 

Unë nuk mendoj që ne duhet të kemi mendësinë për të shkuar në një grup apo në një grup tjetër. Unë besoj tek një PD e bashkuar që mund të shkoj më larg dhe të dalë fituese në shumicën e bashkive të vendit”, tha Hoxha.

 

Deputeti i PD nuk i kurseu as akuzat ndaj qeverisë, referuar shpopullimit të vendit.

 

Sipas tij, në mandatin e tretë qeveria duhet të ndërmarrë politika konkrete për të ardhmen e të rinjëve, në mënyrë që këta të fundit të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri dhe të mos shikojnë si zgjidhje të vetme emigrimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *