Evakuimi i shumë palestinezëve ka sjellë tragjedi njerëzore dhe frikë për të ardhmen e tyre. Një ndër to është edhe një 90-vjeçare, dëshmitare e shumë luftrave të përgjakshme mes Izraelit e Palestinës, e cila është dashur të largohet nga Gaza.

 

 

Souad Al-Alem ishte një nga rreth 10,000 njerëzit që u detyruan të largoheshin nga qyteti palestinez al-Majdal. Ishte viti 1948, ajo ishte një grua e re dhe trupat izraelite po i afroheshin komunitetit gjatë luftës arabo-izraelite në atë që tani është pjesë e qytetit izraelit të Ashkelon. Tani në të 90-at e saj dhe duke jetuar në Gaza, Al-Alem është detyruar të largohet përsëri.

 

“Unë shoh vdekjen 20 herë çdo ditë, në qiell dhe në tokë. Edhe forca e çdo shpërthimi na ndikon psikologjikisht. Ndihet sikur është mbi kokën tonë kur është pranë nesh ose afër”, tha Al-Alem për CNN.

 

Ajo tregon se në zonën ku jetoi jetën e saj të gjitha shtëpitë janë zhdukur prej kohësh, të zëvendësuara me ndërtesa moderne izraelite që tani janë pjesë e Ashkelon. Sipas saj ka mbetur në “këmbë” vetëm xhamia e vjetër.

 

Forcat izraelite bën thirrje që civilët të largohen në mënyrëe që të shpëtojnë nga sulmet e njëpasnjëshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *