Shqipëria vijon të përballet më sulme hibride të ardhura nga Rusia drejt Ballkanit Perëndimor.
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha zhvilloi një seancë dëgjimore në Komisionin e Dezinforimit, ku u ndal te rreziqet dhe ndikimi i Rusisë në rajon që sipas tij pengojnë edhe procesin e integrimit.
Ervin Hoxha: Pranohet se propaganda politike e Moskës nuk vjen direkt nga Moska, por vjen e ripaketuar në të njëjtën mënyrë si të vinte nga andej dhe shpërndahet përmes satelitëve të saj në rajon. 90% e kësaj propagande ruse bëhen në gjuhën serbe. Shqipëria është më pak e prekur dhe më pak e ndikuar nga kjo fushatë hibride e Rusisë dhe satelitëve të saj në rajon. Kohët e fundit vlerësohet se infrastrukturës dezinformuese ruse në rajon i janë shtuar portale edhe në gjuhen shqipe, vazhdojnë të kenë shikueshmëri dhe lejueshmëri të kufizuar dhe numër të vogël klikimesh.
Pas sulmit kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë në 2022, Hoxha tha se edhe gjatë periudhës 2023-2024, Shqipëria është përballur me sulme të tjera kibernetike.
Në përfundim të mbledhjes kryetari i Komisionit të Dezinfiomimit Erion Braçe u shpreh se ka ardhur koha të realizohen ndryshime ligjore për të mbështetur institucionet.
Erion Braçe: Jemi në një boshllëk të plotë për të ndërhyrë në faktorët e huaj që përdorin dezinformimin për të goditur qeverinë, shoqërinë etj. S’ka bazë ligjore, na krijohet hapësirë për ndërhyrje. Edhe vrasja e fundit: kemi kërkuar të hetoj deri në fund rast model dezinformimit që i është bashkangjitur atij krimi, duke përfshirë edhe institucionet. Kalojmë në fazë të re të punës së komisionit që të adresojmë gjithë problematikat që kemi nga boshllëku ligjor te formalizimi i gjithë mediave që kemi.
Sipas Braçes kuadri ligjor do të shërbejë edhe për median pasi shumë portale me origjinë Ruse janë në gjuhën shqipe duke shkaktuar dezinformim të brendshëm./vizionplus.tv





perse i mbahen leket pensionisteve per kontribute kur nuk konsiderohen. se pensionistet punojn per te recuperuar apo pak lek e shkojn ne xhep te shtetit.
A mund te behet dicka qe keto lek ti marrim per nevojat tona.
Respekte Tefta.