Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka sulmuar PD e LSI me argumentin se po shkatërrojnë brezin e riniësë.

 

Në një postim në “Instagram”, Braçe duke u ndalur tek situata politike, shprehet se në 30 vite të njëjtët politikanë dogjën dy breza dhe se po përvëlojnë të tretin.

 

Duke mos I kursyer akuzat, Braçe ndalet edhe tek reforma në drejtësi, që sipas tij, do të jetë një sukses për shqiptarët.

 

Sakaq, Braçe duke kundërshtuar vendimin e Presidentit Meta, thekson se zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor dhe se nuk do të shtyhen.

 

View this post on Instagram

 

NE #30VITE, TE NJEJTET POLITIKANE, DOGJEN DY BREZA DHE, PO PERVELOJNE TE TRETIN! Ne fillim brezin e babait, pastaj brezin e djalit, tani te nipit/mbeses! Jane te njejtet shkaterrues, te njejtet zjarrevenes, te njejtet hajdute, te njejtet dhunues e vrases! Kaq te lire e kemi jeten ne shqiptaret sa, cdo dhjetevjecar falim nga nje brez tek politika e te njejteve terminatore? Kane dy partite e tyre, por gjithnje vjedhin bashke, dhunojne bashke, vene zjarrin bashke, vrasin bashke, Marrin jeten e brezave po bashke! Jo me! #30VJET, #3BREZA JANE SHUME! Boll me! Nuk ka asnje arsye qe brezi i femijeve te sotem te pervelohet ne zjarrin e ketyre! Perkundrazi, ky duhet te jete brezi qe #BENDREJTESI per dy te tjeret-prinderve e gjysherve! #DREJTESIAERE eshte per ta, e ardhme per ta e per cdo brez qe do i pasoje. Kurre nuk do jene te barabarte pa #DrejtesineeRe! Nje vend pa kete #Barazi kurre nuk do te kete nje brez tjeter, te ri dhe garanci per kete vend! #TeBarabarte tani, #DrejtesiaeRe eshte mundesia, garanti per te drejtat themelore, nisur nga e drejta e votes-sulmuar kriminalisht dje, aksesi i drejte dhe perfshires ne arsim e shendetesi, pjesmarrja ne punesim, prodhim, te ardhura! #TeBarabarte tani! Me vote, ne #30Qeshor

A post shared by Erion Brace (@erionbrace) on

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *