Deputeti socialist, Erion Braçë ka thirrur sërish interperlancë me ministren e Bujqësisë, Frida Krifca.

 

Në një postim në Instagram, Braçe shkruan se bujqësia  është akoma më shumë në vështirësi dhe rritja me trefish e çmimit të imputeve bujqësore jo vetëm i ka prekur të gjithë, por i ka bërë nevojtarë blegtorët dhe bujqit.

 

“INTERPELANCE PERSERI ME MINISTRIN E BUJQESISE! MBESHTETJE BUXHETORE PER TE GJITHE BUJQIT E BLEGTORET! Vjet ekonomia kombetare u rrit, BUJQESIA thuajse jo! Kete vit, nga ajo qe shoh ne terren, ne fusha, BUJQESIA eshte akoma me shume ne veshtiresi! Rritja me trefish e cmimit te imputeve bujqesore jo vetem i ka prekur te gjithe, por i ka bere te gjithe nevojtare! A e permbush kete PARIM vendimi i ministrise se Bujqesise Per mbeshtetjen buxhetore te bujqve e blegtoreve? PER MUA JO! Per kete arsye kam thirrur serish ministrin e Bujqesise ne interpelance ne Kuvend!”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *