E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Bota e futbollit në zi, trupi i pajetë i gjetur në avion i përket Emiliano Sala

Bota e futbollit sot është në zi. Trupi i pajetë që u gjet mes rrënojave të aeroplanit me të cilin po udhëtonte Emiliano Sala dhe piloti i tij më 21 janar, i përket futbollistit të Kardiff.

 

28 vjecari Emiliano Sala, ishte nisur drejt Cardiffit me një aeroplan të vogël privat, ku do të bashkohej me klubin e tij të ri pas nënshkrimit të kontratës.

 

Reklamë

Por për fat të keq mjeti fluturues u zhduk nga radarët mbrëmjen e 21 janarit, dhe shkaku dyshohet te jete moti I keq.

 

 

 

Nga kërkimet intensive private të familjarëve me mbështetjen e mijëra tifozëve, rrënojat e aeroplanit të futbollistit u gjetën në fund të kanalit të La Manshit mbrëmjen e së dielës, por trupi u nxorr pak ditë më vonë për shkak të kuhsteve atmosferike që paralizuan operacionin.

 

Cardiff City në një deklaratë zyrtare I shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjarëve.  Ndërkohë, trupi I pilotit 59 vjeccar David Ibbotson, nuk është gjetur ende.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë