Subscribe

Kete te premte si asnjëherë më parë rrugët e Tiranës ishin pothuajse të boshatisura nga automjetet pas urdhrit të qeverisë për ndalimin e qarkullimit të makinave private dhe taksive. Por ndryshe nga kjo panoramë paraqitet lëvizja e këmbësorëve, të cilët kanë shpërfillur urdhrin për të qëndruar në shtëpi. Shume njerez  u dynden pranë kodrave të Liqenit Artificial.

 

Pavarësisht shkeljes së këshillave të përsëritura për izolim, qytetarët u shprehen se tregohen të kujdesshëm me masat e higjenës.

 

Ndërkohë ambientet në shërbim të qyetatërëve pranë liqenit artificial ishin të mbyllura, ashtu si edhe bizneset përreth.

 

Nga ana tjetër, e vakët ishte situata edhe në tregjet ushqimore të kryeqytetit. Lëvizjet dhe furnizimet kryesore me ushqime, qytetarët i kanë bërë pak ditë më parë.

 

Shitësit në tregjet e frutave dhe perimeve thanë se ka pasur ulje të shitjeve.

 

Për të parandaluar përhapjen e virusit të ri Covid 19, nje pjesa me e madhe e banoreve te kryeqytetit zgjodhen te qëndrojne në shtëpi.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *