Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, përshëndeti hyrjen në fuqi të  liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale Borrell e vlerësoi hapjen e kufijve si një vendim historik të BE-së.

Qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë në BE pa viza. Kjo sjell përfitime të rëndësishme si për Kosovën ashtu edhe për BE-në. I gjithë Ballkani Perëndimor tashmë është i lidhur me zonën ‘Shengen’ përmes liberalizimit të vizave”, u shpreh shefi i diplomacisë europiane./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *