Shefi i diplomacisë europiane, Josep Borrell është shprehur i alarmuar nga arrestimet e shtetasve serbë nga policia e Kosovës.
Ai thekson se këto arrestime po ndiqen nga retorika e rënde e shtetit serb, ndërsa shton se situata po përshkallëzon.
Borrell thekson se BE nuk do të tolerojë këtë ngërç të krijuar mes dy vendeve.
“Shumë i alarmuar nga situata në veri të Kosovës: arrestime të paligjshme të serbëve të Kosovës dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës që marshojnë në Mitrovicën e Jugut; e ndjekur nga retorika e rëndë nga Serbia. Pavarësisht takimit të djeshëm të krizës, përshkallëzimi vazhdon dhe po bëhet i rrezikshëm. Nuk do ta tolerojmë”, shkruan ai.
Policia e Kosovës ka arrestuar disa shtetas serbë, të cilët i akuzon si organizator të bandave kriminale që sulmuan KFOR gjatë protestave të zhvilluara në veri të Kosovës.





