E hënë, 16 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Borrell: Hiqni masat ndaj Kosovës! Rekomandimi vjen pas përmbushjes së kushteve nga Prishtina zyrtare

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian Josep Borrell iu ka kërkuar vendeve anëtarë të bllokut heqjen e masave ndaj Kosovës.

Kryediplomati ka rekomanduar ndryshimin e vendimit të marrë një vit më parë ndaj Prishtinës, pas hapave që Kosova ka dnërmarrë për përmbushjen e kërkesave të bllokut.

Ne rekomandim thuhet se vendimi nga ana e Këshillit do të ishte një sinjal politik dhe do të kontribuonte në kontekstin e balancimit të dialogut Prishtinë Beograd. Nga Kosova pritet tashmë të shamngë tensionet e po ashtu edhe veprimet e pakoordianuara me aleatët perëndimorë.

Raporti i Borrell diskutohet këtë të mërkurë në Komitetin Politik dhe të Sigurisë së BE, ndërsa vendimi për heqjen ose jo të masave, pritet të merret gjatë ditëve në vijim.

Reklamë

Masat u vendosën ndaj Kosovës rreth një vit më parë për shkak të situatës me kryetarët shqiptarë të katër komunave veriore, të banuara me shumicë serbe.

Një tjetër çështje që shkaktoi pakënaqësi tek evropianët ishte vendimi i bankës qëndrore në Prishtinë për të nxjerrë nga përdorimi valutën serbe./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë