E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Borë dhe shi në vendin tone/ ARRSH jep informacion për gjendjen e rrugëve

Vendi ynë prej disa ditësh është përfshirë nga moti i keq me reshje dhe me temperatura të ulëta.

 

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije situatën e krijuar nga moti i keq sidomos në zonat ku ka pasur reshje bore.
Sipas ARRSH reshje bore ka pasur në Korçë-Ersekë, Dardhë, në Kukës-Bushtricë, Kukës-Ura e Zapodit, në Valbonë, por fatmirësisht qarkullimi i automjeteve bëhet pa problem në të gjithë akset.

 

“Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu dhe dëbore  në Korçë-Ersekë, Dardhë, në Kukës-Bushtricë, Kukës-Ura e Zapodit, në Valbonë Qarkullimi kryhet pa probleme në të gjitha akset nacionale ???? pasi është punuar me pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, të respektojnë sinjalistikën rrugore  të reduktojnë shpejtësinë????të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, shkruhet në postimin e ARRSH.

Vazhdo të lexosh

Reklamë