Pas një heshtjeje thuajse 4 javore, Bordi i Transparencës vendosi të rrisë sot çmimin e karburanteve.

 

Nafta do të shitet me 208 lekë për litër nga 199 leke që ishte më parë, ndërsa benzina do te tregtohet me 189 lekë.  I pandryshuar ka mbetur çmimi i gazit të lëngshëm, prej 71 lekësh për litër.

 

Këto çmime do të jenë të vlefshme deri në deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës.

 

Sipas njoftimit zyrtar, rritja e fundit erdhi për shkak të ndryshimit të çmimeve në bursën e Mesdheut.

 

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 208 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 196 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 189 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 177 lekë/litër.

 

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 114 lekë/litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 17 Janar, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes”, thuhet në vendim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *