Subscribe

Opozita nisi sot betejën në gjykatën kushtetuese kundër bordeve, të cilat qeveria i ngriti një vit më parë për të mbajtur nën kontroll rritjen e çmimeve, si pasojë e agresionit rus mbi Ukrainën.

 

Opozita argumentoi para gjyqtarëve se bordi për monitorimin e çmimit të ushqimeve bie ndesh me kushtetutën, pasi cenon lirinë ekonomike dhe konkurrencën.

 

DASHNOR SULA

DEPUTET, PD

“Qeveria nuk ka interes së uljes së çmimeve por për mbushjen e arkës së shtetit nga xhepi i qytetarëve, në një kohë krize.”

 

Ndërsa ankimimi i PD për shpalljen antikushtetues të bordit të naftës, do të shqyrtohet në muajin mars.

 

Në mungesë të numrave në parlament, opozita ka zgjedhur si strategji kundër ligjeve të qeverisë, betejën në gjykatën kushtetuese.

 

Deputetja Ina Zhupa, e cila ka goditur në kushtetuese marrëveshjen për menaxhimin e parkut kombëtar të Butrintit, ka sqaruar se ankimimi ka kaluar filtrin e parë të gjyqtarëve dhe në këtë fazë paraprake dy institucione kanë kërkuar shfuqizimin e marrëveshjes.

 

INA ZHUPA

DEPUTETE, PD

 

“Presidenti i Republikës, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, Kontrolli i Lartë i Shtetit njehësohen duke thënë që koncensioni i Butrintit është anti-kushtetues.”

 

Beteja tjetër e opozitës kundër vendimeve të mazhorancës është ankimimi kundër marrëveshjes që krijoi shtratin ligjor për portin e ri të Durrësit, për te cilin gjykata ende nuk ka shpallur një datë, se kur do ta kalojë në seancë plenare.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *