Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
13 September 2026
Vizion fokus

Mbappe me dopietë, Real Madrid shkatërron Rayo Vallecanon 

Dita e 105-të e protestës, qytetarët vijojnë të qëndrojnë...

Shpërthimi me tritol në Shkodër, policia jep detaje mbi...

Terrorizuan Gjermaninë, identifikohen autorët

Tronditet Shkodra, shpërthen tritoli në afërsi të Bashkisë

“Territorialja”, Rama: Bashkimi i Vlorës me Selenicën sjell më...

Aksident në Orikum, makinat përplasen kokë më kokë

Teuta nuk ndalet, mund Vorën dhe merr kreun e...

Protesta kundër Muzeut të Hebrenjve, reagon PD dega Vlorë:...

Ju kujtohet ish-sulmuesi i Milanit? Ja ku ka përfunduar...

Bordi i Paqes, Spiropali: Ftesa e Trump jo e zakonshme, Rama ka krijuar aleanca aty ku të tjerët shihnin vetëm kufij

22 Janar 13:40

Ditën e sotme u miratua me 13 vota pro projektligji për Bordin e Paqes për Gazën, në Komisionin e Jashtëm të Kuvendit.

Pas votimit në Komisionin e Jashtëm, ky projektligj u diskutua edhe në seancën plenare.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali gjatë fjalës së saj theksoi se pjesëmarrja në këtë mekanizëm nuk është një çështje partie, por një çështje shteti, e cila mbetet e rëndësishme pavarësisht se kush drejton qeverinë.

Ajo theksoi se Bordi i Paqes lind në një kohë të vështirë, ku ndryshimet globale po ndodhin me shpejtësi dhe ku konfliktet e vjetra po thellohen, duke rritur nevojën për qasje të reja dhe për përgjegjësi reale nga vendet që ulen në tryezën ndërkombëtare.

Sipas Spiropalit, sot rëndësi sa i madh je si vend, por sa koherent dhe i besueshëm je në aleanca, dhe Shqipëria ka ndërtuar këtë besueshmëri gjatë viteve përmes partneritetit të saj me Shtetet e Bashkuara.

Spiropali: Pak ditë më parë, Donald Trump i ka drejtuar kryenminsitrit Edi Rama një ftesë që nuk është e zakonshme, një ftesë që e pozicionon vendin tonë si anëtare themeleuese e një mekanizmi të ri ndërkombëtar, Bordi i Paqes. Për të qenë aty që në fillim, në ndërtimin e këtij mekanizmi. Kjo nuk është çështje partie, është çështje e shtetit shqiptar. Në këtë sallë kemi dallime politike, kjo është normale. Por  ka momente kur këto dallime nuk na ndihmojnë dhe ky është njëri prej tyre. Sot Shqipëria ka nevojë për qetësi, maturi, unitet. Ky është një vendim që do të mbetet në kohë pavarësisht se kush është sot në qeveri. Bordi i Paqes nuk lind në një kohë normale, lind në një kohë që po ndryshon shpejt. Konflikte të vjetra nuk po mbyllen, por po thellohen. SHBA në këtë realitet ka zgjedhur një qasje të re, një qasje që kërkon përgjegjësi reale nga ata që ulen në tryezë.

Sot nuk ka rëndësi sa i madh je në hartë, por sa i besueshëm je në sjellje, sa koherent je në aleanca. Shqipëria e ka ndërtuar këtë besueshmëri. Ajo nuk ka ardhur vetvetiu ka ardhur nga një orientim i qartë, partneriteti me SHBA. Ky partneritet nu kështë slogan, është histori konkrete. Kjo besueshmëri nuk është abstrakte, lidhet me një drejtim që ka pasur Shqipëria në këto vite dhe mënyrën se si Rama e ka përfaqësuar Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, me guximin për të krijuar aleanca aty ku të tjerët shihnin vetëm kufij, me aftësinë për të krijuar besim aty ku të tjerët shikonin vetëm formalitete diplomatike dhe me vendosmërinë për të mbajtur Shqipërinë në anën e duhur të historisë.

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
rama Spiropali trump

Nga e njëjta kategori

Dita e 105-të e protestës, qytetarët vijojnë të qëndrojnë përballë Kryeministrisë! Një pjesë e protestuesve vijojnë marshimin në rrugë

më shumë...

“Territorialja”, Rama: Bashkimi i Vlorës me Selenicën sjell më shumë fuqizim ekonomik e social për qytetarët

më shumë...

Protesta kundër Muzeut të Hebrenjve, reagon PD dega Vlorë: Nuk kemi lidhje!

më shumë...

U “zhduk” para syve të policisë, dalin pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:16

Mbappe me dopietë, Real Madrid shkatërron Rayo...

10:53

Vetëvendosja merr vendimin për të votuar Çitakun...

10:47

Dita e 105-të e protestës, qytetarët vijojnë...

10:27

Shpërthimi me tritol në Shkodër, policia jep...

10:21

Terrorizuan Gjermaninë, identifikohen autorët

10:02

Tronditet Shkodra, shpërthen tritoli në afërsi të...

9:58

“Territorialja”, Rama: Bashkimi i Vlorës me Selenicën...

9:34

Aksident në Orikum, makinat përplasen kokë më...

9:08

Teuta nuk ndalet, mund Vorën dhe merr...

8:57

Protesta kundër Muzeut të Hebrenjve, reagon PD...

8:39

Ju kujtohet ish-sulmuesi i Milanit? Ja ku...

8:34

Pse gërhitja e partnerit mund të ndikojë...

8:08

Barazim spektakolar mes Lazios e Milanit

7:57

Pabarazia e pensioneve në Gjermani, mes lindjes...

7:40

U “zhduk” para syve të policisë, dalin...

7:26

Gjykatësi amerikan: Trump ka shkelur ligjin me...

7:20

Zelensky shpreh gatishmërinë për tu takuar me...

6:59

Gjykata e Vlorës i jep fund bojkotit:...

6:51

Aksident në Selenicë, makina del nga rruga...

6:17

Gjashtë gola dhe spektakël, Dinamo feston në...

Më të klikuarat

  • Aksident në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, makina përplaset me...
  • Viktima Erald Xhejo Vrau me thikë bashkëmoshatarin në Pirg, dënohet me 12 vite b...
  • Arratisje si në filma në Greqi, “policët” e rremë i zënë pri...
  • Atentat, djegie makinash e trafik droge, kush është Gentian...
  • Foto ilustruese Tronditet Kamza, shpërthim me tritol në derën e shtëpisë së...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.