Subscribe

Duke bërë bilancet e vitit që lamë pas dhe duke listuar objektivat për 2023, ministrja Balluku për herë të parë dha sinjale se gjatë këtij viti operimi në tregun e karburanteve dhe ushqimeve mund të bëhet pa borde, duke iu rikthyer normalitetit.

 

BELINDA BALLUKU

MINISTRE E INFRASTRUKTURES DHE ENERGJISE

 

“Bordi ka pasur një synim, transparencën e çmimit dhe meqenëse çmimi është stabilizuar kemi diskutuar prej disa javësh për të dy bordet që mund edhe të ndalojnë së funksionuari por ky vendim i takon Ministrisë së Financave. Tashmë janë të gjithë të qartë tregtarët e nafës që shteti do të vazhdojë t’i monitorojë edhe nëse bordi nuk është ekzistues.”

 

Në fillim të pranverës, vetëm pak javë para zgjedhjeve, qeveria parashikon të ketë në arkën e saj të ardhurat e mbledhura nga taksa e jashtëzakonshme për prodhuesit privatë të energjisë, para të cilat do të rishpërndahen në formën e paketës së radhës sociale për grupet më në nevojë.

 

BELINDA BALLUKU

MINISTRE E INFRASTRUKTURES DHE ENERGJISE

 

“Kjo e ardhur e paparishukuar do të merret dhe do të përdoret për paketa sociale, prioritet do të kenë pensionistët, familjet vulnerabël dhe siç është dhënë edhe gjatë paketave të tjera, nënat me shumë fëmijë apo edhe grupet e tjera që kanë pamundësi fizike.”

 

Viti 2023, sipas Ballukut, do të jetë një vit i lagësht dhe i mirë energjetik dhe në kushte të tilla fasha për konsumatorët familjarë nuk do të aplikohet.

 

Në objektivat e Ministrisë së Energjisë është që përgjatë këtij viti të nisë edhe instalimi i matësve inteligjentë fillimisht në kabinat elektrike dhe më pas në çdo njësi banimi, duke dixhitalizuar kështu leximin e konsumit të energjisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *