Deputetja e PD, Jorida Tabaku thekson se bordet janë një shpikje komuniste.

 

Në një lidhje direkte me studion e lajmeve në Vizion Plus, Tabaku tha se asnjë shtet në botë nuk përcakton çmimet, ndërsa theksoi se këtë e bënte vetëm Enver Hoxha.

 

“Bordet janë një shpikje komuniste dhe Rama ra dakord me këtë. Besoj se rritja e çmimit të karburantit është shembulli më i mirë sesi rritja e taksës ndikon në koston e jetesës së qytetarëve shqiptarë. Nuk ka shtet në botë që përcakton çmime, vetëm Enver Hoxha mund të caktonte çmime”, tha Tabaku.

 

Tabaku gjithashtu tha se rritja e çmimeve ka sjelle një rritje të jashtëzkonshme të kosotos së jetesës.

 

“Rritja e çmimit të karburanit, e të gjithë produkteve sjell atë që po përjetojnë qytetarët, një rritje të jashtëzakonshme të kosotos së jetesës. Buxheti i shtetit është duke paguar kontratat koncesionare dhe asnjë kontratë tjetër për të pasur rezerva. Qeveria po mban shtresat në nevojë në vështirësi dhe po vazhdon pagesat për një grup projektesh që nuk kanë asnjë ndikim e nuk kanë lidhje me krizën”, tha Tabaku.

 

Sipas saj, sot familjet shqiptare janë në kufijtë e mbijetesës.

 

“Parashkimi është se e keqja nuk ka ardhur akoma. Paketa e qeverisë ka përfunduar në muajin maj dhe nuk ka asnjë paketë në mbështetje të ekonomisë. Rreth 80% e popullsisë ndikohet shumë nga të gjitha rritjet e çmimeve të produkteve”, theksoi Tabaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *