Subscribe

Prej mëngjesit të djeshëm vijon puna e brigadave të avarisë së OSSH #Korçë dhe drejtorisë së TL Juglindje, për riparimin e avarisë në linjën 35Kv Korçë-Bilisht e cila furnizon me energji qytetin e Bilishtit dhe fshatrat përrreth saj.

 

Shkak i avarisë kanë qenë dëmtimi i 13 shtyllave ku 6 prej tyre u thyen plotësisht ndërsa 7 të tjera pjesërisht.
OSSH ka angazhuar në terren 57 punonjës të saj, të cilët megjithë kushtet e vështira të motit, në një terren moçalor dhe me trashësi bore 30 cm po vijojnë punën për vendosjen e të gjitha shtyllave.

 

Aktualisht janë vendosur 4 prej shtyllave të thyera ndërsa vijon puna dhe për ngritjenn e 4 të tjerave, ku dy prej tyre janë shtylla ndërmjetëse. Ndërsa janë riparuar dhe 3 shtylla që u dëmtuan pjesërisht dhe vijon puna për 4 të tjera.
Në ndihmë të brigadës së TL Juglindje është dhe një grup pune e OST të cilët po punojnë intensivisht për rikthimin e energjisë sa më shpejt tek të gjithë abonentët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *