Nga Vlora, ku mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama njoftoi se bonusi i pensionistëve për Vitin e Ri do të nisë të shpërndahet brenda pak ditëve, ndryshe nga vitet e tjera që ai jepej vetëm në fundvit.

 

Rama shpjegoi dhe arsyen e këtij vendimi:

 

Pikërisht për shkak se kemi një situatë financiare më të mirë se çdo vit tjetër, do të fillojmë ta japim menjëherë pra brenda disa ditësh do të fillojë shpërndarja e bonusit të pensionistëve për festat e Vitit të Ri, ashtu siç u bë edhe vitin e kaluar, dhe gjatë gjithë këtyre viteve, por jo më në fund të vitit, por më përpara”

 

 

Kreu i qeverisë ështe ndalur sërish tek tragjedia e  “21 Janarit”. Ai theksoi se drejtësia për këtë çështje do vonojë dhe pak kohë, por nuk do mungojë.

 

Fajtor për Ramën nuk janë vetëm ata që tërhoqën këmbëzën dhe vranë katër protestues por edhe ata që urdhëruan hapjen e zjarrit.

 

 

EDI RAMA

KRYEMINISTRI I SHQIPERISE

 

“Ajo që ndodhi në Gjykatën e Të Drejtave të Njeriut është historike dhe kush e ka lexuar vendimin, ka parë që Gjykata ka formuluar ekzaktësisht atë që unë dhe të tjerë kemi thënë që në krye të herës. 21 Janari është një krim shtetëror! Dhe për krimin shtetëror duhet të përgjigjen jo vetëm ata që tërhoqën këmbëzën e pushkës, por në radhë të parë ata që urdhëruan hapjen e zjarrit me plumba të vërtetë mes bulevardit mbi njerëz të pafajshëm”

 

Kryeministri njoftoi se me datë 8 dhjetor do të mblidhet kongresi i PS-së ku do të diskutohen konkluzionet e të gjithë takimeve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *