I bindur në fitoren e zgjedhjeve që do të mbahen në vitin 2025, kreu i qeverisë, Edi Rama, i cili ditën e sotme ndodhej në Bulqizë, tha se bonusi i pranverës që do t’i jepet pensionistëve do të vijojë edhe gjatë madatit të katërt.
Teksa prezantoi projektin për Parkun Tematik Retro, “Divizioni” së bashku me zëvendëskryeministren Belinda Balluku, Rama tha se duke filluar nga java e dytë e dhjetorit do të fillojë shpërndarja e bonusit të fundvitit, i cili është ndarë në dy kategori, 100 dhe 150 euro.
Gjatë kësaj periudhe, pensionistët do të njihen edhe me shumën e parave që do të marrin gjatë pranverës.
Edi Rama: Është fazë e re që lidhet me një nivel të ri të ekonomisë na jep mundësinë që sot në pak ditë të marrim një vendim, që para 2-3 vitesh, do të ishte i paimagjinueshëm. vendimi për të vënë nga buxheti i shtetit 100 mln euro pensionistët drejtpërdrejt dhe që pensionistët që i kanë pensionet deri ne 20 mijë lekë të reja do të marrin 150 euro dhe ata mbi 20 mijë lekë do ta marrin 100 euro, të gjitha këto para do të fillojnë të disbursohen duke filluar nga java e dytë e dhjetorit.
Por, jo vetëm kaq, por ky nivel i ri i ekonomisë tonë na jep mundësinë të mendojmë dhe të mundemi dhe të nxjerrim mënjanë edhe një fond tjetër po përsëri për pensionistët për një bonus tjetër që s’ka qenë më parë, një bonus të pranverës që do të jetë një bonus që edhe në mandatin e kartët do të vazhdojmë ta mbajmë në raport se çfarë na sjell më shumë se parashikimi rritja ekonomike. Edhe me këtë bonus dhe sasinë e tij pensinistët do të njihen brenda pak ditëve. Paraleleisht me aratë që do të marrin para viti të ri, do të marrin edhe informacionin se sa para do të marrin në prnaverë./vizionplus.tv




