Ukrainasit u zgjuan të frikësuar këtë të premte, ndërsa një breshëri raketash ra mbi disa qytete, përfshirë edhe Kievin. Të paktën 12 persona mbetën të vrarë, mes të cilëve një grua dhe vajza e saj 3-vjeçare në qytetin e Dnipros. 10 vetë humbën jetën dhe 9 të tjerë u dërguan në spital në qytetin e Umanit, pasi raketat shënjestruan godinat e banimit.

 

Shpërthime u raportuan edhe në qytetet e Kremenchuk dhe Poltav.

 

Autoritetet ushtarake në Kiev thanë se kjo ishte hera e parë në 51 ditë, që kryeqyteti goditej nga një sulm raketor. 21 nga 23 raketa dhe dy dronë sulmi u rrëzuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore ukrainase.

 

Një video e postuar nga shërbimi shtetëror kufitar, tregoi një bllok apartamentesh të dëmtuar rëndë në Uman. Në një reagim në rrjetet sociale pas valës së sulmeve, presidenti Zelensky tha se e keqja ruse mund të ndalohet vetëm me armë dhe sanksione më të forta.

 

Sulmet vijnë në kohën kur forcat ukrainase besohet se po përgatiten për një kundërofensive madhore me pajisje të reja ushtarake, që i janë siguruar nga aleatët perëndimorë, përfshirë edhe tanket.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *