Subscribe

Një ditë pas sulmit me tritol ndaj makinës së prokurorit Arjan Muca, policia ka marrë menjëherë në mbrojtje familjen e tij.

Vendimi do të jetë në fuqi deri në mbledhjen më të parë që do të ketë Këshilli i Lartë i Prokurorisë, i cili do të përcaktojë përmes të gjithë kuadrit ligjor mbrojtjen e duhur.

 

Duke qenë se bashkëshortja e Muçës është gjyqtare dhe akoma nuk dihet nëse sasia e lëndës plasëse i është vendosur asaj apo të shoqit, shton Vizion Plus, të njëjtën procedurë për marrjen në mbrojtje pritet t’a bëj edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor.

 

Ndërkohë hetuesit kanë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë dhe kanë marrë në pyetje vetë prokurorin.

 

Arjan Muca sipas burimeve ka mohuar që të ketë patur konflikte të forta me ndonjë person.

 

Megjithatë, ai ka shprehur dyshime se ngjarja lidhet me detyrën e tij.

 

Verifikimet e bëra deri më tani tregojnë se tritoli ka qenë i vendosuer në pjesën e parme të automjetit.

 

Prokurori e kishte parkuar makinën rreth orës 15.00, ndërsa shpërthimi ka ndodhur katër orë më vonë, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *