E martë, 15 Shtator 2026 7 PA 5 deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“Bomba e Ramës në Vizion Plus”

Kjo deklarate e kryeministrit ka shkaktuar reagime ne Greqi. “Bomba e Ramës” shkruajnë mediat duke iu referuar intervistës në Vizion Plus në emisionin Real Story të gazetarit Sokol Balla. Në titujt kryesorë citohet Rama për diskutimin në tryezë të çështjes çame e ngritjen e një përkujtimoreje ne Greqi. Sipas gazetës Eleftheros Tipos, kryeministri është shprehur se çështja çame cilësohet si një nga më problematiket ne negociatat e vështira me Greqinë. Kathimerini shkruan se “sipas Ramës, Kotzias e ka dëgjuar gabim dhe Çështja çame ekziston”.

 

Sipas mediave te vendit fqinj shefi i qeverise shqiptare ka përgënjeshtruar ministrin e jashtëm grek Nikos Kotzias i cili kishte thene se ceshtja çame nuk ekziston.

 

Mesa duket kjo është e vetmja çështje që shqetëson mediat përtej kufirit, ndërsa nuk jane përmendur deklaratat per kufirin detar, apo heqjen e ligjit te luftës.

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video