Subscribe

Negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë të cilat pritet të finalizohen me një marrëveshje në pranverë  janë konsideruar të ngrira nga mediat greke pas refuzimit të Presidentit Meta për t’i dhëne autorizimin qeverise për vijimin e bisedimeve.

 

Politikanë të vendit fqinj akuzojnë ministrin e jashtëm Nikos Kotzias për negociata të fshehta.

 

Ish-ministri i Ekonomisë Stefanos Manos, ne një postim në facebook shkruan se negociatat me Tiranën për marrëveshjen e detit janë sekrete.

 

Një plan “sekret” i Kotzias është në zhvillim e sipër me Shqipërinë. Greqia kishte një marrëveshje me Shqipërinë në 2009 për përcaktimin e zonave detare. Shqipëria hasi vështirësi të brendshme të zbatimit, sepse marrëveshja u anulua nga gjykata e saj. Këtu, Kotzias duket si një zot i makinës dhe sipas mediave shqiptare, ai ka rënë dakord për një delimitim të ri të zonave detare.

 

Pyes veten nëse zoti Kotzias ka një mandat të tillë dhe nëse shqiptarët rrezikojnë të njëjtën gjë si ne: anulimin e çdo marrëveshjeje në gjykatat greke. Pavarësisht nga rasti, unë e shoh absolutisht të papranueshëm diskutimin e çështjeve të tilla në mungesë të opinionit publik dhe larg kontrollit të opozitës që duket se nuk di asgjë.

 

Për fat të keq, çdo gabim apo pakuptimësi nga Z. Kotzias, kur përcaktohet zona e detit në Detin Jon mund të ketë pasoja dramatike në Detin Egje.

 

Qëndrimi i presidentit Meta i cili kërkoi më shumë sqarime nga qeveria para se të japë autorizimin, ka gjetur jehone ne median greke.

 

Televizioni Skai shkruan për një ngrirje të bisedimeve për zonën ekskluzive ekonomike mes dy vendeve.

 

Media të tjera si Proto Thema shkruajnë se presidenti shqiptar vendosi pengesë në negociatat Athinë-Tiranë për detin. Gjithashtu titujt që bien më shumë në sy janë: “bomba” e presidentit shqiptar, i cili sfidon kufirin detar greko-shqiptar.

 

CNN grek e ka pasqyruar lajmin me titullin Bllokimi i presidentit grek për bisedimet për kufirin detar. Ndërsa Gazeta Eleftheros Tipos shkruan: Zjarr në Ballkan. Bombat Rama dhe Zaev për Shqipërinë Maqedoninë dhe Kosovën.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *