Nënkryetari i Partisë Socialiste, Toni Gogu i është përgjigjur Enkelejd Alibeajt, i cili tha se bojkotimi i Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit nga ana e mazhorancës vërteton qasjen që ka PS për pengimin e zbardhjes së masakrës zgjedhore.

Ndërsa akuzoi Alibeajn për shkelje të rregullores, Gogu sqaroi se socialistët kishin propozuar mbajtjen e mbledhjes ditën e enjte, dhe se mbledhja për ditën e sotme nuk është votuar.

“Me keqardhje vura re sot sesi Zoti Alibeaj ka vazhduar shkeljen rregullores se Kuvendit dhe mirebesimit mes palëve. Përcaktimi i mbledhjes së ardhshme të Komisionit ishte pika e fundit në rendin e ditës dhe nevojitej të votohej nga Komisioni. Në kushtet e pamundësisë së votimit nga Komisioni të kësaj pike të rendit të ditës dhe njoftimit nga sekretaria në kohë të papërshtatshme dhe të padakortësuar, ndërkohë që kemi planifikuar aktivitete në zonat elektorale, u kemi propozuar kolegeve te opozitës t’a vazhdojmë mbledhjen ditën e enjte. Në frymën e bashkërendimit të punëve dhe shërbimit në mënyrën me dinjitoze interesit qytetar, lipset që te komunikojmë, të debatojmë, e te vendosim sebashku në frymën dhe germën e ligjit dhe jo të krijojmë furtuna në gota foltoresh.”

Më herët, Alibeaj paralajmëroi se nëse anetarët e Komisionit bojkotojnë përsëri mbledhjet, do të kërkohet zëvendësimi i tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *