Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka reaguar në lidhje me mosmbajtjen e mbledhjes së Komisionit Hetimor të zgjedhjeve të 25 prillit.

Sipas tij, bojkotimi i Komisionit Hetimor për zgjedhjet vërteton qasjen që ka mazhoranca për pengimin e zbardhjes së masakrës zgjedhore.

Në një prononcim për mediat, Alibeaj tha se nëse anatarët e Komisionit bojkotojnë përsëri, do të kërkohet zëvendësimi i tyre.

“Mazhoranca është e dokumentuar si vjedhëse dhe shkatërruese dhe zgjedhjeve dhe ata do të bëjnë çdo gjë për të penguar këtë komision. Nuk më çudit kjo sjellje. Unë prisja që kjo të ndodhte që në mbledhjen e e parë. Duke parë edhe përgjërimet për dialog dhe shtrirje dore dhe çudia e madhe ndodh. Bojkot nga mazhoranca. Kjo tregon se cila është qasja e kësaj mazhorance që ka vjedhur votat dhe do të bëjë çdo gje për të penguar që e vërteta të dalë para shqiptarëve. Unë me kolegët e mi kemi vendosur të ndjekim të gjithë hapat që kushtetuta na lejon. Do të njoftomë kryetaren e Kuvendit, edhe Konferencën  Kryetarëve. Jam i vendosur deri në fund që mungesat pa arsye këtë herë janë një shkak ligjor për të kërkuar zëvendësimin e tyre. T’ua bëjmë të ditur shqiptarëve se çfarë ka ndodhur me masakrën  e 25 prillit. Sot ata u demaskuan. Po përfitoj t’ju njoftoj se mbledhja tjetër do të jetë të premten ora 10. Është ditë pune ku ne të kryejmë detyrimet ndaj Kushtetutës dhe nevojës së qytetarëve për të  hedhur  dritë mbi atë që ka ndodhur me 25 prill.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *